Zhduket personi që kërkoi ndihmë “për vëllain e tij të sëmurë” (VIDEO)

0
9

Një person i prezantuar si Armend Morina, për disa ditë u lut që në portal të Klan Kosovës të bëhet një lajm me të cilin njerëzit e vullnetit të mirë, do të ftoheshin ta ndihmojnë vëllanë e tij, Blerimin për t’u shëruar nga leukemia acute. Madje, i njëjti edhe kishte telefonuar në redaksi.Lajmi tashmë kishte dalë edhe në disa medie tjera online, por edhe televizione, dhe më në fund, edhe redaksia e Klankosova.tv vendosi të kontribuoj, sikur në shumë raste të tjera.
Lajmi i bazuar në bisedë që gazetari kishte, por edhe në të dhënat e një profile me emrin e Blerim Morinës, doli në portal. Edhe në këtë rast, si në shumë të tjerë, pati mobilizim të vullnetmirëve.  Shumë sish e kontaktuan atë që u prezantua si vëllai I Blerimit dhe e siguruan se paratë e nevojshme do të mblidhe.

Por, gjërat nisën të marrin kahje të dyshimtë. Telefoni i personit të prezantuar si Armendi, ka disa ditë që nuk funksionon më. Dhe donatorët kanë nisur të shqetësohen nëse paratë e dhuruara vërtetë shkuan ku duhet, apo u mashtruan.