Zhduket një e mitur në Gjakovë

0
5

Një vajzë e mitur është zhdukur në Gjakovë. Rastin e ka raportuar në Polici babai i saj, raporton Express.

Sipas tij, e mitura është larguar nga shtëpia dhe s’ka njohuri për vendndodhjen e saj.

“PERSON I ZHDUKUR-Rr. Shote Galica, Gjakovë 28.10.2022 – 07:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Express