Xhaferi: Kam 20 vite në BDI, nuk do të bëj fraksione

0
6

“Të shtunën do të marr pjesë në mbledhjen e kryesisë së re të BDI-së, edhe pse organi i partisë nga Gostivari nuk është i kënaqur me këtë përbërje të re”, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në shtypin e rregullt, transmeton InfoShqip. Në lidhje me atë se a do të thotë revolta që ka treguar në mbledhjen e kaluar se do të ketë një fraksion të ri në parti, Xhaferi tha se përkundër pakënaqësisë dhe revoltës që ka shprehur, ai nuk vepron fraksionalisht.
“Kam më shumë se 20 vite në parti dhe nëse nuk jam i kënaqur me diçka, nuk do të veproj në mënyrë fraksionale”, ka thënë Xhaferi.
“Kam më shumë se 20 vite në parti dhe nëse nuk jam i kënaqur me diçka, nuk do të veproj në mënyrë fraksionale”, ka thënë Xhaferi.

Kryesia e re e BDI-së të shtunën ka thirrur ministrat e partisë për të raportuar për punën e bërë. Xhaferi tha se nuk ka obligim të referohet sepse nuk është në pozitë të tillë si ministrat, të cilët me punën e tyre u përgjigjen qytetarëve dhe e kanë për detyrë ta zbatojnë programin e partisë./InfoShqip.com