Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në orën 13:00 ka mbërritur në Patriarkanë, ku po zhvillon një takim me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfiri, për situatën në Kosovë, raporton Veçernje Novosti, transmeton “Bota sot”.
Vuçiq paraprakisht është takuar edhe me ambasadorët e Kinës dhe të Federatës Ruse në Serbi – Chen Bo dhe Aleksandra Bocan – Harçenko, të cilët i ka njoftuar për përmbushjen e obligimeve të dakorduara në dialogun e Brukselit.
Ai ka deklaruar se Beogradi ka bërë gjithçka, ndërsa Prishtina nuk ka dhe refuzon të përmbushë detyrimet e marra.
closevolume_off
Vuçiq para kësaj ka njoftuar anëtarët e qeverisë për situatën në Kosovë.