VIDEO – Të shtëna në qendër të Podujevës, humb jetën një i ri

0
4

Një përleshje ka ndodhur para objektit të Gjykatës në Podujevë gjatë orëve të pasdites. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se me këtë rast dy persona kanë marrë pla gë të rënda derisa në vendin e ngjarjes po vazhdojnë ekzaminimet.
“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë”, deklaroi Borovci për Telegrafin.
“Të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor derisa policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka shtuar tutje Borovci. Njëri nga të plagosurit ka nderruar jetë.