(VIDEO) Arrestohet burri i njërës prej infermierëve, kërcënoi pronarin e shtëpisë së pleqve ku u dhunua nëna e dëshmorit

0
5

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në qytetin e Pejës. Në videon e bërë virale në rrjetet sociale, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë, teksa maltretojnë një paciente.

Policia e Kosovës ka arrestuar bashkëshortin e njërës prej infermiereve të dyshuara për sulmin ndaj të moshuarës në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë.

Siç raporton Kanal10 , i arrestuari kishte hyrë në objektin e qendrës për të kërkuar llogari për gjithçka që ka ndodhur.