U nis për pushime në Republikën Dominikane, 21-vjeçarja solli në jetë foshnjën në aeroplan

0
9

Një 21 vjeçare solli në jetë djalin e saj derisa po udhëtonte me aeroplan në mbi 10 mijë metra lartësi.

Kendria Rhoden nga Hartford, Connecticut, kishte marrë leje nga mjeku që të udhëtojë me aeroplan, transmeton Telegrafi.

Kështu që vendosi të realizojë një udhëtim me familjen, dhe të kënaqet në rrezet e diellit në Republikën Dominikane.

Por ajo kurrë nuk do ta kishte besuar se atje do të shkonte me një anëtar të ri të familjes. Aviokompania American Airlines, ka njoftuar se një fëmijë ka lindur në aeroplanin e tyre.

“34 minuta pasi u ngritëm në ajër, më shpërthyen ujërat. Ekuipazhi më ndihmuan shumë”, tha Rhoden.

Për fat të mirë lindja ka shkuar mirë, kurse me të zbritur aeroplani në pistë, e priste ekipi i mjekëve që do të kujdeseshin më pas për foshnjën.