Katy Perry u shfaq në Las Vegas dhe performoi këngët e saj, por në një moment, syri i saj thjesht po lëvizte në mënyrë të pakontrolluar.
Kapaku i syrit u mbyll, Katy u mundua ta hapë, syri u mbyll prapë, nisi të bënte “skena” dhe sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte internetit.
Katy Perry and Justin Bieber’s eye problems…pic.twitter.com/PnjIwCJLcL
— Ben Owen🇺🇸 (@hrkbenowen) October 25, 2022
Ky moment shumë “cyber,” solli qindra reagime në Twitter dhe TikTok dhe njerëzit, sigurisht patën ide dhe meme të ndryshme rreth “mosfunksionimit” të syrit, duke e lidhur me sindromën Ramsay Hunt, nga e cila vuan edhe Justin Bieber, ngjitje të qerpikëve, Iluminati-n, apo edhe me klonimin e këngëtares.