Solli në jetë vajzën brenda taksisë, britanikja shokohet kur i arrin llogaria për pastrimin e veturës

0
5

Britanikja Farah Cacanindin ka sjellë në jetë foshnjën brenda një taksie, që lëvizte me 40 kilometra në orë.

Do të ishte një lajm i zakonshëm sikur të mos i ndodhte diçka më pas, pasi lindje të tilla kanë ndodhur edhe më parë nëpër botë.

Ajo tha se pasi solli në jetë foshnjën, u shokua kur mësoi se kompania e taksisë i kishte dërguar llogarinë për pastrimin e veturës që kapte vlerën e 60 dollarëve.

Ajo befasisht kishte filluar të ndjejë dhimbje rrugës për në spital, e duke parë se nuk mund të priste më, i telefonoi një taksisti të kompanisë Arrow Taxis.

Pasi ishte shumë larg spitalit dhe nuk mund të arrinte në kohë, Cacanindin solli në jetë vajzën Naia në taxi. Ajo tha se kompania i kishte dërguar llogarinë prej 100 dollarëve, ku 40 prej tyre ishin shpenzime të transportit.

“E di se e kam ndotur veturën, por është e çuditshme si e kanë futur këtë në llogari”, shtoi britanikja. /Telegrafi/