Rihanna publikon këngën e parë pas 6 vjetësh

0
10

Rihanna ka publikuar këngën e parë solo pas 6 vitesh, e cila është pjesë e kolonës zanore të filmit të dytë të “Black Panther”.

“Lift Me Up” do të dëgjohet gjatë “Black Panther: Wakanda Forever”, i cili do të dalë në muajin Nëntor. Regjisori Ryan Coogler u shpreh se përfshirja e Rihanna-s në këtë projekt është për të nderuar të ndjerin Chadëick Boseman dhe “ajo e bëri të qartë se ishte për të”.

“Ne e dinim se Rihanna ishte në një moment të jetës kur po fokusohej në gjëra të ndryshe, biznesi, mëmësia, e cila është një temë e rëndësishme në film. Po shpresonim se do funksiononte dhe ashtu ndodhi”, shtoi ai.

Boseman vdiq në vitin 2020 nga kanceri në zorrë. Ai luajti në filmin e parë të “Black Panther” si dhe në “Da 5 Bloods”, “21 Bridges” dhe “Get On Up”

Kënga është shkruar nga Rihanna, Coogler dhe kantautori nigerian Tems, i cili ka bashkëpunuar me Drake, Justin Bieber, Beyonce, Future, Khalid dhe Wizkid./tvklan.al