Një e moshuar është rehur nga një infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, derisa koleget e saj nuk tentonin as ta ndalnin, por vetëm e incizonin dh unën që ushtrohej ndaj të moshuarës.E njëjta qendër bënte thirrje që të ndalej abu zimi me të moshuarit, më 15 qershor, kur është edhe Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin mbi Abuzimin me të Moshuarit.
“Kujdes do të thotë nje fjalë e ëmbël në kohen e duhur, një vizit qoft edhe pa paralajmërim, një përqafim, një mbatje duarsh, ti shoqëroni në një vizitë mjekësore, ti mbajm për krahu sikurse në kohën kur ata na mbajten ne kur patem nevojë. STOP ABU ZIMIT ME TË MOSHUARIT!”, thuhet në postimin e qendrës.
Policia e Kosovës njofton se janë arr estuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rrahet nga një infermiere, derisa dikush afër saj qesh dhe e incizon.
Policia thotë se në orën 14:10, ka arre stuar dy të dyshuarat e përfshira në këtë rast.
Ato janë duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë.Videoja që u shpërnda sot në rrjetet sociale ka tro nditur vendin. Aty shihet një infermiere që e rrah të moshuarën dhe së paku një grua tjetër që argëtohet duke e parë sulmin.
Sign in
Welcome! Log into your account
Forgot your password? Get help
Password recovery
Recover your password
A password will be e-mailed to you.