Këshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se e gjithë kjo situatë është e nxitur dhe detyruar nga Beogradi, shkruan lajmi.net.
Madje, këtë situatë ai e ka krahasuar me atë në rajonin Donbas të Ukrainës në vitin 2014.
“Serbia po i detyron dhe nxit serbët e Kosovës që të braktisin punën e tyre në institucionet e Kosovës. Ky akt i ngjan nxitjes së Rusisë në Donbas në vitin 2014. Gjithashtu tregon se Lista Srpska gllabërohet nga çdo agjenci dhe trajtohet si mjet për të destabilizuar Kosovën nga regjimi i Vuçiqit”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/