Reperi Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhoni, ka rënë në duart e policisë së Kosovës.
Lajmin e bën të ditur Insajder, i cili shkruan se reperi nga Drenica është ndaluar nga policia mbrëmjen e djeshme në autostradë.
Gjatë kontrollit në makinën tip “BMW”, Don Xhonit janë gjetur mjete të ndaluara ushtarake.
Ende nuk dihet nëse ndaj reperit do të vendoset gjobë dhe do të lirohet apo do të mbahet në qeli.
Kujtojmë se Don Xhoni është ndaluar disa herë për raste te ngjashme. Hera e fundit ishte verën e kaluar, por është liruar sërish.