Një grua 64 vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e Babrrusë. Ajo është gjetur pa shenja jete nga shërbimi i Urgjencës, në rrugë. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Fatkeqësisht, shtetësja me inicialet P.Q nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Kamzë/Informacion paraprak Më datë 25.10.2022, në Babrru, nga shërbimi i Urgjencës, është konstatuar pa shenja jete, në rrugë, shtetasja P. Q., 64 vjeçe. Sipas të dhënave paraprake nga fqinjët, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i katit të dytë të banesës së saj, ku ishte duke kryer punë shtëpie. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Newsbomb.al
Sign in
Welcome! Log into your account
Forgot your password? Get help
Password recovery
Recover your password
A password will be e-mailed to you.