Banorët e një fshati të qetë në Norfolk të Anglisë kanë nisur një fushatë për të penguar martesat në një objekt madhështorë të shekullit të 16-të pranë tyre.
Banorët kanë vendosur mesazhe përmes tabelave duke thënë se “nuset dhe dhëndurrët nuk janë të mirëpritur”.
Kjo erdhi pasi që banorët janë ankuar për dasmorët që enden nëpër oborret e tyre dhe i mbajnë zgjuar tërë natën me muzikë të lartë.
Susi dhe Roger Crane, të cilët zotërojnë një fermë aty pranë, janë ndër ata banorë që “janë velur” nga dasmat.
Roger tha se dasmat kanë me të vërtetë një ndikim të madh në jetën e banorëve aty, dhe kjo është arsyeja pse kanë marrë këtë vendim.
“Nuk jemi në gjendje të ulemi jashtë në oborr gjatë verës dhe shpesh shqetësohemi nga të bërtiturat dhe të qeshurat”.
Ndërkohë që një zëdhënës i Këshillit të Qarkut Broadland tha:
“Këshilli aktualisht po heton ankesën në lidhje me shkeljen e qetësisë në vend”.
“Kjo ende nuk është përfunduar dhe këshilli do t’u përgjigjet drejtpërdrejt ankuesve pasi ta kemi hetuar këtë çështje”.