Një burrë që dikur ka qenë grua është shtatzënë me një modele që dikur ka qenë burrë…!!!

0
7

Modelja transgjinore kolumbiane Dana Sultana, e cila ka lindur mashkull dhe identifikohet si femër, ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto me bashkëshortin e saj Esteban Landpau, i cili ka lindur femër dhe është shtatzënë në muajin e tetë.

“Dashuria është dashuri”, nisi Dana rrëfimin e saj në Instagram, ku ndiqet nga 219 mijë njerëz.

Ata e konceptuan foshnjën natyrshëm sepse të dy i ruajtën plagët me të cilat kishin lindur, raportojnë mediat lokale.

Esteban kohët e fundit mendoi se kishte dhimbje lindjeje dhe do të lindte një fëmijë më shpejt se sa ishte planifikuar, por në spital e bindën se simptomat e tij ishin krejtësisht normale.

Ata gjithashtu kanë bërë të ditur se do të bëhen prindër të një djali, të cilit do ta quajnë Ariel.

“Kjo është e mrekullueshme, ju po u jepni shpresë mijëra njerëzve trans”, ka shkruar një nga fansat e tyre të shumtë.