Nëna shtrohet në spital për kequshqyerje: Ushqimi është bërë shumë i shtrenjtë

0
7

Një nënë beqare, e cila është shtruar dy herë në spital për shkak të kequshqyerjes, fajëson inflacionin se e ka bërë shumë të kushtueshme të ushqejë veten pasi së pari duhet të mbajë me bukë dy fëmijët e saj.

Kelly Thomson, 43 vjeçe, thotë se mund të përballojë të hajë vetëm një vakt në ditë me 40 paund në javë që i ka mbetur për buxhetin e ushqimit të familjes pasi ka paguar faturat dhe qiranë.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, pagesat e saj me Kredi Universale i lënë vetëm 120 £ në muaj për të mbuluar shpenzimet e tjera mujore që janë të domosdoshme.

Nëna tregon me dhimbje se është detyruar të kufizojë ushqimin për vete sepse thjesht nuk i dalin lekët të mbyllë muajin.

Por mungesa e ushqimit ka bërë që të katandiset në dobësim jashtë normales dhe me nevojë për transfuzion gjaku për të rikthyer nivelet e hekurit në një nivel të sigurt. Këto u bënë pasi ajo u shtrua në spital.

Gruaja rrëfen se ka herë pas here gjendje të fikëti nga uria. “Në qershor, fëmijët e mi më panë duke u rrëzuar. Kurrë nuk kam qenë kaq e frikësuar për jetën time dhe ndikimi në shëndetin e tyre mendor duket të jetë i tmerrshëm.

Jam shumë e shqetësuar dhe qaj çdo ditë. Jam e frikësuar sa do të humbas mendjen dhe pse kam qenë një person kaq i lumtur”.

Nënë pa burrë, ajo tregon se jeta është bërë shumë e shtrenjtë: “Kostoja e jetesës është kthyer në çmenduri tani dhe nuk e di se çfarë do të bëj. Nuk kemi asgjë. Sinqerisht ndjej se do të më duhet t’i drejtohem lypjes”.

Ndërsa tregon hallet që e kanë zënë, pohon se e çon nëpër mend të vjedhë ushqim.

“E mendoj vjedhjen, por nuk mund të duroj faktin se çfarë do të ndodhte me fëmijët e mi nëse do të arrestohesha”.

Kelly ka frikë se muajt e ftohtë do të sjellin vështirësi edhe më të mëdha, pasi i është dashur të qëndrojë pa energji elektrike ose ndriçim elektrik dimrin e kaluar sepse nuk mund të përballonte faturat e saj.

43-vjeçarja, e cila humbi punën si pastruese në dhjetor 2020, thotë se familja e saj iu drejtua ndriçimit të shtëpisë së tyre me qirinj dhe u ndihmuar nga fqinjët për të ngrohur ushqimin.

Në SHBA, inflacioni ka shkuar më shumë se 10 për qind si kurrë më parë këto vite. Parashikimet janë edhe më të zymta.

Kelly është e trishtuar: “Çdo gjë është më e shtrenjtë. Sa herë që shkoj në dyqan përballem me çmime të rritura dhe nuk duroj të shikoj matësin e karburantit. Ndihet sikur gjithçka po del jashtë kontrollit – ne kemi nevojë për dikë që të ndërhyjë dhe të ndihmojë njerëzit që kanë nevojë për të përballuar jetën.” /noa.al