Ndërron jetë shtatzëna që kishte marrë lëndime në aksidentin me katër të vd ekur në hyrje të Shtimes

0
46

Ka vdekur shtatzëna e cila kishte marrë lëndime në aksidentin që ndodhi para një jave në rrugën Ferizaj-Shtime, ku vdiqën katër persona. Lajmin e ka konfirmuar shefi i Intenzivës, Shaqir Uka.

Uka ka thënë se shtatzëna s’ka arritur t’u përballojë plagëve të marra dhe ka vdekur sot.

“Pacientja që ju i referoheni, në rastin e lëndimeve që ka marrë në aksidentin në rrugën Ferizaj-Shtime, nuk ka arritur t’ju bëjë ballë lëndimeve që ka marrë dhe ka vdekur sot”, ka thënë Uka. /express