E nderuara familja Aliu,
Me dhimbje e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të Afrim Aliut, punëtorit të zellshëm në Komunën e Gostivarit.
Jetoni me kujtimet më të mira për të, sepse la pas vete trashëgiminë e njeriut të mirë, besnik dhe të dashur.
Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me familjen Aliu.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e shumtë!
I pikëlluar
Arben Taravari – Kryetar i komunës së Gostivarit