Meteorologu Sllavço Poposki njoftoi se ditët në vijim do të kemi mot shumë të nxehtë, përcjell FLAKA.
Territori ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e një mase ajri të qëndrueshme dhe të thatë edhe për shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme.
“Moti do të jetë me diell, kohë pas kohe me vranësira të ulëta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi verior dhe verilindor. Dita e sotme do të jetë më e ngrohta me temperatura jashtëzakonisht të larta të ajrit për këtë periudhë të vitit, të cilat do të lëvizin në intervalin nga 24 deri në 29 gradë. Nga nesër temperaturat do të kenë tendencë rënie graduale dhe deri të shtunën do të ulen me rreth 5 gradë krahasuar me ditën e sotme dhe më pas temperaturat maksimale ditore të ajrit do të rriten në intervalin prej 19 deri në 24 gradë. Paradite temperaturat në disa vende, sidomos në Maleshevi do të zbresin deri në 0 gradë, që do të thotë se në orët e mëngjesit do të jetë më ftohtë”, thotë Poposki.
Në Shkup vazhdon mot stabil dhe kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior dhe temperaturat do të rriten nga 20 deri në 23 gradë. FLAKA