Ministri Çeku pas largimit të Listës Serbe: “Rrnoftë Republika e Kosovës”

0
9

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku ka bërë një reagim pas njoftimit nga ana e Listës Serbe për largimin nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Ai ka shkruar në Twitter shkurt: Rrnoftë Republika e Kosovës.

Kujtojmë që sot pas një takimi, Lista Serbe ka treguar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha institucionet e Kosovës përfshirë Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

Madje, kryetari i Listës Serbe njoftoi se edhe ai ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës.