Matoshi për tekstin e historisë në Maqedoni: Shkruhet se Shqipëria u krijua nga sllavët dhe shtypi sllavët
Halil Matoshi ka bërë së fundi një postim në profilin e tij në Facebook në të cilin pretendon se në tekstin e Historisë për Klasën e Gjashtë shkruhte një pjesë e papranueshme për shqiptarët.
Në këtë pjesë të tekstit shkruhet si vijon:
“Nëpërmjet temës mësimore Ballkani në mesjetën e hershme, do të njihemi me sllavët të cilët u vendosën në trojet e Ballkanit. Në territoret e reja ata formuan shtetet e tyre, me çka lanë gjurmë të përhershme në histori dhe në kulturë. Prej tyre, në shekullin XIX dhe XX u krijuan shtetet e sotme sllave Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Shqipëria, si shtet në të cilin elementi sllav ka qenë shtypur në mënyrë permanente.”
Matoshi i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Arsimit në Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut është Jeton Shaqiri nga Struga.
“E si u shtypën në mënyrë permanente sllavët nga nji popull i shtypun vetë, me zjarr e hekur, e dijnë veç maqedonët e mendësisë klerofashiste, që ende kërkojnë nji identitet autoktonie pa mundin me u shkëoutë nga ndikimi i historiografisë hegjemone serbe!?” – tha z. Halil Matoshi.
Nacionale nuk ka verifikuar deri tash nëse ky fragment i tekstit ndodhet përnjëmend në librin e klasës së gjashtë të këtij shteti.
Më poshtë e keni statusin e plotë:
https://m.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2971709699800623&id=100008848660199