Qarku i Tiranës është tronditur ditën e sotme nga dy ngjarje kriminale. Rreth orës 12:30 në Paskuqan, 40-vjeçari Dan Hutra ka v rarë me armë zjarri dy gra në Paskuqan ( Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vr arë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori, i cili kishte vetë dy javë që kishte dalë nga burgu ku ka vuajtur dënimin për dhunë, menjëherë pas ngjarjes është arratisur. Ai është shpallur në kërkim nga policia dhe vijon puna për kapjen e tij. Ndërkohë, po burime nga policia bëjnë me dije se Dan Kutra ka qenë i dënuar për vr asjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.
Ndërsa kjo ngjarje tronditi opinionin publik, policia njoftoi njk tjetër vrasje, jo shumë larg Paskuqanit, në Kamëz. Mësohet se një grua e identifikuar si Etleva Kurti, 31 vjeç, është gjetur e vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj, në rrugën “Beslidhja”. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.
Ky është bilaci i vetëm pjesës së parë ditës së 1 marsit, tre gra të vrara dhe dy të plagosura.
14:59 – Krimi në Paskuqan, autori kishte vrarë gruan në 2007 në Kukës, i arrestuar dhe për dhunë
Dan Hutra nuk është një emër i panjohur për policinë. 40-vjeçari sot ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Burime nga policia bëjnë me dije se më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës. Gjithashtu, autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023. Ai është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
14:45 – Krimi me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Paskuqan, vjen reagimi i policisë
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me krimin e dyfishtë në Paskuqan. Mësohet se autori, 40-vjeçari Dan Hutra ka vrarë me armë zjarri motrën e ish gruas dhe të fejuarë e ish-kunatit dhe ka lënë të plagosur ish-griuan së bashku me ish-vjehrrën.
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).
Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.
Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.
Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.
14:41: Tronditet Kamza, vritet me armë zjarri 31-vjeçarja
Një 31-vjeçare është vrarë me armë zjarri në oborrin e banesës së saj. Sipas policisë bëhet fjalë për Etleva Kurtin. Ngjarja ka ndodhur në Kazmë në rrugën “Besëlidhja.
“Në Kamzë, në rrugën “Besëlidhja”, në rrethana ende të paqarta, në oborrin e banesës, është vrarë me armë zjarri shtetasja Etleva Kurti, 31 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor që po punon për identifikimin e autorit/ëve të dyshuar”, thuhet në njoftim.
14:40 – Krimi në Paskuqan, identifikohen viktimat dhe të plagosurit, policia “në këmbë” për kapjen e autorit
Paskuqani është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë.
Dan Hutra, i cili sapo kishte dalë nga burgu, ka shkuar me kallashnikov në shtëpinë e ish-gruas duke qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Ai ka vrarë motrën e ish-bashkëshortes dhe të fejuarë e ish-kunatit e Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, ndërsa ka lënë të plagosur ish-gruan e tij dhe nënën e kësaj të fundit Elena dhe Kujtime Hysa, të cilat ndodhen në spital.
Pas ngjarjes, autori është arratisur me një mjet “c-Class”, duke humbur gjurmët, ndërsa policia po punon për kapjen e tij. Postoblloqe janë ngritur në hyrje dalje të Tiranës, ndërsa mësohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ndodhet në vendngjarje.
Një nga kushërinjtë e familjes Hysa është pyetur nga gazetarët për ngjarjen.
“Mos më ngatërroni se s’kam takat. I njoh të gjithë. Goca me burrin e vet e kishin konfliktin. Babin e gocës e kam kushëri,”, u shpreh zonja, e cila gjithashtu tregoi se ish-gruaja ka pasur një fëmijë me autorin e ngjarjes, një vajzë 4-muajshe dhe ishte në pritje të fëmijës së dytë.
Sipas dëshmisë së zonjës për Euronews, ajo 7 apo 8 muaj që ishte ndarë.
Lidhur me krimin, policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar.