Majmuni shkon në funeralin e mikut të ngushtë, momenti prekës kur e puth në ballë

0
6

Një majmun në Sri Lanka, i dha lamtumirën e fundit mikut të tij më të ngushtë, njeriut që është kujdesur për të me vite tëra. Një video e publikuar nga Daily Mail, tregon momentin rrëqethës kur majmuni puth 56-vjeçarin, gjatë ceremonisë së funeralit, teksa i ndjeri ndodhej në arkivol. Videot tregojnë majmunin duke u mbështetur në përpjekje për të përqafuar mikun e tij për herë të fundit.
Peetambaram Rajan, 56 vjeç, ushqente majmunin e çdo ditë me fruta dhe biskota në shtëpinë e tij pranë pyllit në Batticaloa.