Deponia ilegale e cila ishte afër stadiumit të vjetër në Tetovës, sot në orët e paradites është pastruar me eskavator. Lajmin e ka bërë të ditur vet kreu i Komunës Bilall Kasami, i cili ka premtuar se shumë shpejt kjo zonë do të merr pamje të re.
Ja statusi i Kasamit:
“Vazhdon puna për pastrimin dhe largimin e deponisë së egër në rrugën “Bllagoja Toska”, konkretisht tek stadiumi i vjetër i qytetit. Një deponi ilegale që ka ngulfatur qytetarët dhe zonën përreth tash e disa vite shumë shpejt e njëjta do të merr pamje të re ashtu siç i ka hije qytetit!
ZERO DEPONI ILEGALE NË TETOVË! ”, ka shkruar Kasami.