Doktoresha e njohur nga Klinika Universitare e Shkupit, kirurgja Anila Racaj i ka kushtuar një dedikim mjaft të dhimbshëm Nënës së Dëshmorit Taulant Nura, e cila u maltretua nga motrat medicinale në Shtëpinë e pleqve në Pejë. Në një status mjaft prekës dr. Racaj ka shkruar se i djeg shpirti nga rënkimi i asaj Nëne. Ja postimi i plotë i doktoreshës
E coptuat zemrën e një kombi JU që u rritët në atdheun e lirë fal shpirtit të shpirtit të asaj nëne! Na dogj shpirtin rënkimi i asaj Nëne💔 #Dhimbje #JoDhunësndajPrindërve #NjerëzPaNdjenja 😢🙁 💔.
Dr. Anila Racaj është një nga kirurget më të njohura në Klinikën e fëmijëve. Përkushtimi i saj në profesion kalon kornizat e një mjeku, duke u shëndruar një nga mjekët më të dashur të fëmijëve dhe një shembull i jashtzakonshëm për gjeneratat e reja.