Profesori Gordon Gallup i Universitetit Shtetëror të Nju-Jorkut udhëhoqi një ekip shkencëtarësh për të hetuar anatominë e penisit të njeriut dhe përdorimin e tij pothuajse dy dekada më parë.
Ata zbuluan se evolucioni u kujdes për pamjen e tij, në mënyrë që të lidhej me tradhtinë e partneres.
Studiuesit zbuluan se shtytja e penisit – dhe kreshtës që ndan kokën nga boshti – mund të ndihmojë në pastrimin e vagjinës dhe sistemit riprodhues të gruas nga sperma e të dashurit të mëparshëm.
Kjo do të thotë që partneri i ri do të eliminonte çdo konkurrencë dhe do ta zëvendësonte atë me farën e tij.
Ata e testuan këtë teori në laborator – me një penis lateks dhe një model vagjine. Duke përzier niseshtenë dhe ujin së bashku, ata zbuluan se kreshta rreth majës së penisit të një mashkulli mund të nxjerrë më shumë se 90 për qind të zëvendësuesit të “spermës” me vetëm një shtytje.