Kasami dhe Hoxha takojnë Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor

0
5

Kryetari Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me zëvendëskryetarin e Arjanit Hoxha realizuan takim me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Saraçin i cili ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, Anke Hollshtajn. Në takim është biseduar mbi aktualitetin politik në vend, reformat, ecurinë e procesit integrues si dhe për krizën energjetike. Integrimi i Maqedonisë së Veriut mbetet prioritet kryesor i çdo faktori relevant në vend. Me z. Saraçin është diskutuar edhe për përshpejtimin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, si alternativë e vetme. Me këtë rast, përfaqësuesi special është njoftuar se Lëvizja BESA çdoherë ka përkrahur integrimin e vendit dhe në shumë raste i ka dhënë mbështetje shumicës qeveritare për proceset euro-integruese.