Ja si do të dukeshin të famshmit nëse do të ishin ende gjallë

0
11
AMY WINEHOUSE (M) DHE LADY DIANA (D)

A keni menduar ndonjëherë se si do të dukeshin Amy Winehouse, Heath Ledger apo Tupac Shakur nëse do të ishin ende gjallë sot? Me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI) dhe softuerëve të avancuar të editimit të fotografive, fotografi dhe avokati, Alper Yesiltas, ka krijuar një seri imazhesh që synojnë të “rikthejnë” në jetë disa nga ikonat më të famshme.

Heath Ledger

“Me zhvillimin e teknologjisë së AI, kam qenë jashtëzakonisht i emocionuar për një kohë duke menduar se më në fund çdo gjë e imagjinueshme mund të shfaqet në realitet,” foli ai për projektin me titull “Sikur të mos kishte ndodhur asgjë” në një intervistë për Euronews Culture.

TUPAC SHAKUR (M) DHE ELVIS PRESLEY (D)

Për të krijuar imazhet, Yesiltas përdor një sërë softuerësh të ndryshëm, duke përfshirë edhe Remini, një përmirësues i cilësisë së fotografive, AI dhe programe të editimit të fotove si VSCO dhe Lightroom.

KURT COBAINFREDDIE MERCURY

Ai planifikon të vazhdojë zgjerimin e projektit në të ardhmen. “Kam në plan të vazhdoj për një kohë dhe ta zhvilloj projektin më tej. Mund të marr në konsideratë galeritë e artit dhe NFT-të kur projekti të arrijë nivelin teknik që unë imagjinoj.”

AMY WINEHOUSE (M) DHE LADY DIANA (D)