I arrestuari narko diler që lëndoi disa policë, duheshte të ishte në qeli në “Idrizovë”, ndërsa është gjetur në Resen. Prokuroria do ta shqyrtojë lirinë e tij!

0
8

Personi i dënuar L.G. nga Struga, i cili dje gjatë arrestimit për drogë plagosi dy policë, por u mposht shpejt, ndodhet në mbajtje.

Por MPB-ja dje ka nisur misterin – si ka mundësi që ky person është duke vuajtur dënimin me 7 vite burg në “Idrizovë”, dhe e gjejnë dhe arrestojnë në Resnjë?

L. G. është dënuar me 7 vite burg për shitje droge, në një tjetër proces gjyqësor.

Jozyrtarisht, misteri do të denoncohet në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ku ndodhet edhe departamenti i ndjekjes së zyrtarëve me kompetenca policore.

“L.G. , i dënuar më parë për tregti të paligjshme droge dhe supozohej të ishte në IEVP, tentoi të arratisej dhe në proces dëmtoi dy automjete zyrtare, si dhe u plagosën dy punonjës policie, duke kryer veprën penale ‘sulm ndaj zyrtarëve’ gjatë kryerjes së punës së sigurisë. Mirëpo ai është pushtuar dhe ndaluar dhe është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike e Manastirit”, tha sot ndihmësministri në MPB Toni Angelovski se L.G. duhet të ishte në të vërtetë në burg.

L.G. është pjesë e një grupi katër anëtarësh që shesin drogë dhe si pasojë e operacionit të djeshëm të gjithë ndodhen në paraburgim.

Droga u kap tashmë më 14 shtator, “i burgosuri” L.G. ai u kap vetëm dje.

L.G. dhe A.A. së bashku me B.P. (36) dhe S.D. (të cilët paraprakisht ishin të ndaluar dhe u ishte caktuar masa e paraburgimit), u pajtuan për blerjen dhe shitjen e 490 gram marihuanë, të cilën e kanë kryer më 14 shtator 2022, në afërsi të Katlanovska Banja. Po të njëjtën ditë, punonjësit e policisë në stacionin e pagesës Sopot kanë ndaluar një automjet tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin S.D. ku u gjet droga në automjet. Ndaj personave është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit për veprën penale “Prodhimi i paautorizuar dhe vendosja në treg i narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 i Kodit Penal.