Historia e rrallë, një gruaje i hiqet tu mori mbi 70 kg

0
5

Një histori e pazakontë vjen nga Torino e Italisë ku një gruaje iu hoq një masë tumorale prej 70 kilogramësh.

Madhësia e tumorit arrinte deri në mushkëri dhe nuk e lejonte të merrte më frymë.

Kjo do të ishte masa tumorale më e rëndë e raportuar në literaturën mjekësore. Gruaja e mbërritur në urgjencë në gjendje shumë të rëndë i është nënshtruar një operacioni të dyfishtë.

Fillimisht është kulluar pjesa e lëngshme e një kisti, 52 litra, më pas është hequr pjesa e ngurtë, 25 kg.

“Ndërhyrja konfirmon përsosmërinë e Kujdesit Shëndetësor Piemonte, në veçanti thekson aftësinë për të vepruar në një regjim multidisiplinar, falë profesionalizmit të lartë të ekipeve të ndryshme të përfshira në operacion. Përgëzoj specialistët individualë, drejtuesit e departamenteve dhe menaxhmenti i përgjithshëm i spitalit Città della Salute di Torino, falë të cilit u bë e mundur të zgjidhej pozitivisht një situatë shëndetësore me ashpërsi dhe kompleksitet të rrallë. Një fitore për të gjithë, punonjësit e shëndetësisë dhe pacientët”, komentoi këshilltari rajonal i Shëndetësisë së Piemonte Luigi Genesio Icardi.