Deputeti Haki Abazi ka konfirmuar largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se “rrugët e tyre janë ndarë përfundimisht”. Po z. Kurti, këtu ndahen rrugën tona përfundimisht. Ti ke vazhduar në rrugën e njejtë me ata që janë opozitë- konfidenciale . Edhe ata flisnin për “fshisa kur pyeteshin për lisa”. Ju keni pranuar Zajednicën dhe jeni deklaruar në mënyrën më të pasinqertë! As autentike, as semantike por hipokrizi par-excellence. Së paku do e thoje hapur e në sy që e ke pranuar ose ta refuzoje me qartësi!
Ju jeni dakorduar me marrëveshjen kornizë që ka dy elemente fundosëse për Kosovën. Një konzervimi i rolit specifik të Kishës Serbe kundrejt komuniteteve tjera fetare dhe asociacionit apo zajednices së komunave me shumicë Serbe.
Dmth z. Kurti ju jeni vazhdimësia e së kaluarës, ju nuk jeni ndryshimi. Luftën për të eliminuar njerëzit potencial për të udhëhequr me vendin ata e bënë me tyten e pushkës dhe revolës duke i dërguar në varr, Ju keni adoptuar luftën speciale, ushtrinë e facebook dhe rrjetet sociale për të eliminuar, këdo që nuk i nënshtrohet liderit suprem. E ke rrethuar veten me njerëzit e pushteteve të kaluara, me vepra penale, nënshkrues të demarkacionit dhe marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. Ke përjashtuar aktivisitët dhe përkrahësit më të devotshëm dhe po i mbronë e po i mbanë afër njerëzit e korruptuar, ata që e shkatërruan urbanizmin, privatizuan e përfituan, dhanë leje për kompensim me villa