Gjatë tubimit të sontëm të “Grupit Zjarrit” në Çair, pati disa ndërprerje të zërit gjatë mbajtjes së fjalimeve, ku kreu i Çairit Visar Ganiu akuzoj direkt Artan Grubin se ai po ua ndal rrymën. I menjëhershëm ka qënë reagimi i Artan Grubit ku këto akuza i quan si shpifje.
Ja reagimi Grubit:
Fal politikave të suksesshme të Qeverisë, edhe përkundër krizës së madhe energjetike, nuk kishim asnjë sekond të restrikcioneve dhe të ndaljes së rrymës.
Me keqardhje dëgjoj arsyetime dhe shpifje banale për “ndërprerje të rrymës” gjersa gjitha dritat dhe reflektorat në sallë janë ndezur dhe për asnjë çast nuk ka pas ndërprerje rryme.
Drita e fortë ti verbon edhe sytë, shkruan Kadare në Qorrfermanin e tij.
Ta ruajmë fytyrën që ta shohim dhe ti flasim njëri tjetrit edhe nesër.
#bashkë
💡