Gruaja më e gjatë në botë udhëton për herë të parë me avion, por akomodimi i saj nuk ishte aspak i zakonshëm

0
7

Gruaja më e gjatë në botë ka udhëtuar me avion për herë të parë në jetën e saj pasi linja ajrore zhvendosi 6 ndenjëse të avionit për ta akomoduar.


25-vjeçarja Rumeysa Gelgi, e cila bën pjesë në Librin e Rekordeve Botërore të Guinness si gruaja më e gjatë në botë zakonisht lëviz duke përdorur karrigen e saj me rrota, pasi ka sindromën Weaver, një çrregullim i rrallë gjenetik që shkakton rritje të shpejtë.

Ajo udhëtoi me avion nga Stambolli për në San Francisko falë linjës ajrore e cila i ktheu 6 ulëset e avionit në një barelë për ta akomoduar atë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gelgi u përshkroi 19,500 ndjekësve të saj udhëtimin.

“Një udhëtim i përsosur nga fillimi në fund… ky ishte udhëtimi im i parë me aeroplan, por sigurisht nuk do të jetë i fundit… një falenderim nga zemra për çdo person që ka qenë pjesë e udhëtimit tim”, shkroi ajo./tvklan.al