Gjykata mbyll RTV Ora, Avokati: Po humbi besimin tek drejtësia. Gjyqtarja më mirë të shkruajë desha unë siç deshi prokuroria

0
7

Gjykata e Posaçme mbyll RTV Ora.

Me vendimin e sotëm Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK për të konfiskuar pasuritë e presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi.

Avokatët thonë se vendimi është me prapavijë politike pasi nuk ka asnjë mbështetje ligjore madje rrëzon dhe ekspertizën që bënë vetë ekspertët e gjykatës.

Jordan Daci: “Është e pashpjegueshme. Këto vendime fatkeqësisht të bëjnë të humbasësh besimin në sistemin e drejtësisë në mënyrë të pariparueshme. Nuk ka asnjë lloj logjike juridike, ligjore apo financiare. Mezi presim të lexojmë vendimin. Por unë nuk di çfarë do të shkruajë ajo gjyqtare pasi për mua nuk ka çfarë shkruan. Ajo më mirë të shkruajë desha unë siç deshi prokuroria ta marrë dhe po I marr dhe pikë pasi çdo gjë tjetër nuk do të ketë vlerë.”