Gazetari Kerimi: Kovaçevski i vuri para aktit të kryer liderët shqiptarë

0
6

Pas deklaratës së kryeministrit të vendit Dimitar Kovaçevski se duhet të ulen dhe ti shpalosin qëndrimet për ndryshimet kushtetuese, ka reaguar gazetari Adrian Kerimi.

“Kryeministri Dimitar Kovaçevski i vuri para aktit të gjithë krerët e partive politike shqiptare. Tha se për ndryshimet kushtetuese “duhet ulemi në tavolinë, të gjithë t’i themi qëndrimet tona mbi ndryshimet kushtetuese dhe në fund të vijmë në zgjidhjen e pranueshme nga të gjithë”.
Të shohim cili lider shqiptar do të ketë guximin t’i fton të gjithë liderët e tjerë (shqiptar) dhe (mundësisht) të dalin me një qëndrim të përbashkët për heqjen e 20% nga Kushtetuta”- shprehet Kerimi.