Qytetarët edhe kur shkojnë t’i regjistrojnë makinat e tyre ndjejnë rritjen e çmimit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Po ka rritje të çmimit. Është rritur për shkak të taksës ekologjike. Kjo rritje vjen si rezultat i taksës ekologjike, thonë nga stacionet për kontroll teknik. “Rritja nuk është në pjesën e kontrollit teknik, sepse çmimin e përcakton MPB-ja. Tashmë dy vite me radhë është 1.200 denarë. Ka rritje të taksës ekologjike, e cila është shtrenjtuar vitin e kaluar.”, deklaroi Maja Kanurkova, e punësuar në stacion për kontroll teknik. Makinat më të vjetra do të paguajnë më shumë për regjistrim.
ÇMIMI I TAKSËS EKOLOGJIKE
VJETËRSIA E MAKINËS: 0-5 VJET 20-30 VJET
Makinë udhëtimi 150-400 denarë 550-700 denarë
Autobusë 550-1100 denarë 850-1400 denarë
Automjete të rënda 1050-1600 denarë 1450-1900 denarë
Sipas ligjit, lartësia e kompensimit për personat juridikë dhe fizikë në vend të cilët e ndotin mjedisin jetësor duke përdorur mjete motorike për periudhë njëvjeçare është nga 400 deri në 700 denarë për makina udhëtimi dhe 1.050 deri në 1.900 denarë për automjete të rënda, varësisht nga viti kur janë prodhuar, pesha dhe lloji i karburantit.
Sign in
Welcome! Log into your account
Forgot your password? Get help
Password recovery
Recover your password
A password will be e-mailed to you.