E vodhi këngën nga reperi shqiptar. Hiqet nga gjithë kanalet kënga e këngëtarit serb

0
7

“Heart attack” e Loredanës dhe Noizyt ishte padyshim një nga hitet e verës 2022. Kënga arriti pëlqyeshmëri të madhe duke kaluar edhe kufijtë shqiptar.

https://www.instagram.com/p/Ce4d0OWArdg/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8b3c3efc-66d3-4a95-8cff-ede27758a9a7

Por, ky projekt joshi edhe një artist serb, i cili e vodhi dhe e realizoi në gjuhën serbe.

Bëhet fjalë për Baka Prase, emri i vërtetë i të cilit është Bogdan Iliq.

Reperi dhe youtuberi serb arriti miliona klikime që me publikimin e saj pasi është një “diss” kundrejt pronarit të televizionit serb TV Pink, Zeljko Mitroviq.

Por, kënga nuk gjindet më në Youtube pasi i menjëhershëm ka qenë reagimi i krijuesve shqiptarë, dhe është fshirë nga Youtube si shkak i shkeljes së të drejtave të autorit.

https://www.instagram.com/p/CewF_jYK03I/?utm_source=ig_embed&ig_rid=42ffb6cf-9f66-42c2-9284-0dcb0b83f4a1