Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sydney të Australisë. Kur Herbert Xia kishte për të kryer disa punë në këtë qytet, nuk e mendoi 2 herë dhe e parkoi makinën e tij në një rrugë banimi. Pas 15 minutash që e kishte lënë në vendin e parkimit, Herbert u trondit nga ajo që shikoi: Një divan ishte hedhur sipër makinës së tij duke i shkaktuar shumë dëme automjetit.
“Nuk kam fjalë për këtë incident”, tha pronari i makinës Herbert Xia.
Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes dhe ka dyshime se divani mund të jetë hedhur nga ballkoni aty pranë gjatë një feste.
“Divani u hodh nga një lartësi e konsiderueshme, ndodhi kur njerëzit po ktheheshin në shtëpi nga puna”, tha kryeinspektori i policisë së rajonit, Gary Coffey.
Fotot e bëra publike tregojnë makinën e shkatërruar me divanin ende sipër./tvklan.al