Detaje të reja – Shtëpia e të moshuarve në Pejë e financuar nga emigrantët!

0
6

Ditën e djeshme u publikua një video ku shiheshin tri vajza, teksa dhunonin në mënyrë çnjerëzore një nënë të moshuar, të sëmurë me alzhaimer.Nëna e një djali dëshmor, që e vranë serbët, u dhunua në Pejë, në një azil ku qëndronte për përkujdesje.
Gazetari i Klan Kosova, Enis Reciça, ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.Reçica bëri një renditje të asaj që dihet deri më tani në lidhje me këtë ngjarje.
“Prokuroria në Pejë ka autorizuar policinë e Kosovës të marrë në pyetje të gjithë punonjësit e kësaj qendre po ashtu edhe banorët, ose të gjithë ata që e kanë frekuentuar këtë qendër për të zbuluar çdo informacion të mundshëm jo vetëm mbi rastin konkret por edhe për ndonjë rast të ngjashëm.
Sipas prokurorisë ka dyshime se në këtë qendër mund të ketë edhe raste të tjera të ngjashme të ushtrimit të dhunës me të moshuarit dhe janë duke hetuar pasi një person tjetër u ka dërguar një informacion për një rast tjetër.
Kjo situatë thuhet se ka ndodhur para 4 ose 5 ditësh dhe sipas infermieres, atë mbrëmje ato e kanë patur si detyrim ta pastrojnë të moshuarën pas përfundimit të nevojave fiziologjike dhe duke qenë se e moshuara ka patur probleme të shëndetit mendor ka ndotur edhe ambientin me nevojën e saj fiziologjike dhe kjo mesa duket e ka acaruar situatën dhe ka nxitur edhe reagimin e infermieres.Gjithashtu për publikimin e videos infermierja shprehet se është bërë për shkak se ajo një ditë më herët pra në datën 1 nëntor ditën e martë ajo ka dhënë dorëheqjen pranë këtij institucioni dhe një ditë më pas është publikuar kjo video që sipas saj është shpërndarë për arsye inati, por ende nuk dihet nëse janë të vërteta këto deklarata./Blic