Bëri dush për herë të parë para 67 vitesh, ndërron jetë njeriu më i “pistë” në botë

0
3

Një burrë iranian, i konsideruar si njeriu më i pistë në botë pasi nuk ishte larë prej 67 vitesh, ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Amou Haji, vdiq të dielën në fshatin Dejgah të provincës Fars në Iranin jugor.

Sipas një zyrtari vendas Haji, i cili ishte beqar, shmangte larjen nga frika se mos “sëmurej”.

Në fillim të vitit të kaluar mediat raportuan se disa mjekë që shkuan ta vizitonin për qëllime studimore të moshuarin, u shprehën se çuditërisht ai nuk kishte asnjë sëmundje serioze apo baktere të dëmshme, pavarësisht stilit të tij të jetës aspak higjienik, raportojnë mediat e huaja.

Ekspertët shkuan për të gjetur parazitë të ndryshëm që mund të jetonin në trupin e të moshuarit, por nuk gjetën asgjë.

“Besojmë se ai është i shëndetshëm pasi duke jetuar kështu, ka forcuar jashtëzakonisht imunitetin. Ka ngrënë mbeturina dhe pi ujë nga pellgjet në rrugë, por nuk ka asnjë sëmundje të rëndë apo virus”- u shprehën ata.