Bela: Drejtorin e Idrizovës e shkarkuan menjëherë, të fondit pensional JO – ka kryer veprim korruptiv nepotist!

0
7

Valon Bela nga Lëvizja Besa nëpërmjet një statusi në Facebook, ka reaguar në lidhje me skandalin që u publiku ditë më parë në Fondin Pensional-Invalidor për punësime të të afërmëve të drejtorit. Bela thotë se muaj më parë drejtorin e burgut të Idrizovës nga Alternativa e shkarkuan menjëherë, ndërsa ky i fondit edhe pse ka kryer veprim korruptiv nepotist, nuk po shkarkohet.

Ja reagimi:
“Drejtori i bur gut të Idrizovës, nga radhët e Alternativës, u shkarkua në mënyrë ekspresive. Ky i Fondit pensionalo-invalidor nuk u shkarkua edhe pse kishte kryer verpim korruptiv nepotist. Përkundrazi u shkarkuan këshilltarët e tij.
Shkelësi i Ligjit amnistohet dhe kjo të shitet si vlerë. Hajde mendje hajde.
Bretkoca assesi s’pe kupton që uji ka vluar !!”, ka shkruar Bela.