Ahmeti: Ministrat nuk ndryshojnë

0
8

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas përfundimit të mbledhjes tha se janë analizuar raportet e ministrave, ku kanë qenë të përfshira të gjitha çështjet. Ai tha se janë caktuar tre anëtarë që do të bëjnë redaktimin e raportit dhe më 19 nëntor do të vijojë sërish debati për të gjitha fushat. Ahmeti tha se debati ka qenë në frymë konstruktiveve, sidomos projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ekonominë e shtetit. Ahmeti shtoi se tani e tutje do të ketë debate të vazhdueshme në parti, si takimi i sotëm.
Ahmeti hodhi poshtë se gjatë mbledhjes është folur për ndryshime të ministrave apo për lëvizje të tyre, duke përmendur edhe njëherë pikat e rendit të ditës që janë diskutuar në këtë mbledhje maraton./Shenja