Lideri i “Levicës”, Dimitar Apasiev, ishte i pranishëm në hapjen e klubit kulturor maqedonas “Nikola Vaptsarov” në Blagoevgrad të Bullgarisë, gjatë së cilës, sipas “Levicës”, ka ndodhur një incident.
“Në hapjen e sotme të klubit kulturor maqedonas, nga një shovinist bullgar është sulmuar fizikisht kryetari i “Levicës” Dimitar Apasiev. Gjatë gjithë ngjarjes, provokatori u hodh në grupin nga Maqedonia, me lejen e policisë bullgare, ndërsa mbante një altoparlant nga ku dëgjoheshin marshime fashiste bullgare. “Kur publiku e ka fikur muzikën e tij, provokatori ka sulmuar fizikisht kryetarin e së “Levicës”, Dimitar Apasiev”, thonë nga partia.
Në videon e shpërndarë nga Levica nuk ka asnjë sulm ndaj Apasiev dhe dëgjohen qytetarët bullgarë protestues duke i bërë thirrje Apasiev dhe njerëzve pranë tij që të kthejnë USB-në e vjedhur.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga policia bullgare për akuzat e “Levicës”.