Jusuf Kryeziu, 90 vjeçar nga Peja, të dielën e javës së kaluar ka ngjitur majën e Marijashit me lartësi 2.533 metra në Bjeshkët e Prejlepit.
Këtë e bëri të ditur një qytetar i Pejës, Raif Gjikolli në rrjetin e tij social në Facebook, i cili bashk me Kryeziun e kanë ngjitur këtë majë.
Ndër të tjera ai ka shkruar se mësuesi Kryeziu e ngjiti këtë lartësi pas asnjë problem shëndetësor.
“Mësuesi, Jusuf Kryeziu edhe sot ngjiti këtë majë, edhe pse 90 vjeçar pa asnjë problem”, ka shkruar Gjikolli në rrjetin social.
https://www.facebook.com/rgjikolli/posts/10160174652867911