Shkoi të mbushë pak buzët por përfundon me buzë gjigande

0
7

Basia Query, 24-vjeçare, nga Las Vegas, Nevada, pësoi reaksion të rëndë alergjik ndaj një mbushësi buzësh prej 350 dollarësh.Buzët e saj u frynë tre herë më shumë se madhësia normale dhe ajo pësoi shok anafilaktik pas procedurës mbushqëse ë nuk përfshin gjilpëra.

Estetisti ka hedhur mbushësin në buzët e saj duke përdorur një stilolaps hialuroni i cili përdor ajër me presion të lartë për ta futur atë poshtë lëkurës.

Por Query mendohet se ka pësuar një reaksion alergjik duke bërë që buzët të fryhen aq shumë, sa u bë e vështirë që ajo të hante, të pinte madje edhe të fliste.

Goditjet anafilaktike ndodhin kur sistemi imunitar mbush trupin me kimikate të cilat mund të shkaktojnë rënie të presionit të gjakut, duke rrezikuar ngushtimin dhe mbylljen e rrugëve të frymëmarrjes.

Imazhet tronditëse tregojnë se si buzët e saj u bënë ‘gjigande’ dhe vajza u shpreh se ishte ‘gjëja më e frikshme ndonjëherë’ dhe se kishte ndjesinë se mund t’i ‘këputeshin’.

Ënjtja e buzëve kishte kaluar brenda 24 orëve, tha ajo, por se kishin mbetur ‘super të mavijosura’.

Query tani ka hequr dorë nga mbushësit e buzëve dhe procedurat e tjera kozmetike. Ajo tha se kishte mbetur ‘e tmerruar’ dhe ‘me të vërtetë e zemëruar’ nga përvoja.