Ѕhkundet toka, katërmbëdhjetë tërmete të forta brenda një dite

0
15

Jugu i Perusë që prej të premtes është troоnditur nga rreth 14 tërmete të forta.

Bëhet me dije nga burime për mediat se tërmeti më i fort ishte me magnitudë 5.9 Rihter, duke shkaktuar shqetësim te banorët, por pa viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, sipas Institutit të Gjeofizikës të vendit (IGP).

Ndërkohë në detaje për mediat shtohet se tërmeti më i fortë me magnitudë 5.9 u regjistrua në orën 15:22.

Epiqendra ishte një zonë detare 111 kilometra në jugperëndim të qytetit të Ica dhe 400 kilometra në jug të kryeqytetit Lima, ndërsa thellësia u vlerësua në 26 kilometra, tha IGP.

Matjet e Institutit Gjeofizik të Perusë për rritjen e aktivitetit sizmik në rajon, të përqendruara në zonën detare 86-111 kilometra në jugperëndim të qytetit Ica dhe thellësi 10-28 kilometra:

04:16 – tërmet 4.6 ballë
05:56 – tërmet me 4.5 ballë
07:19 – tërmet 4.1ballë
09:21 – tërmet 5 ballë
13:52 – tërmet 4 ballë