Home Blog

Xhemaili: Fatmir Limani çmendi dhe shashtrisi BDI-në dhe ASH-në me Forumin Rinor në Kërçovë!

0

Fatmir Limani çmendi dhe shashtrisi BDI-në dhe ASH-në me Forumin Rinor në Kërçovë!

Pas riorganizimit të fuqishëm të Lëvizjes Besa brenda dhe jashta vendit, partitë shqiptare në pushtet sikur i ka kapur paniku dhe histeria!

Lëvizja Besa po vazhdon me tempo shumë të fuqishme të organizoj gjitha forumet partiake, duke filluar nga Forumi i Gruas, Degët në diasporë dhe duke vazhduar në kontinuitet fillimin e riorganizimit të fuqishëm të Forumit Rinor mu ashtu siç e tronditi opinionin Kërçova para dy ditëve!

Në kohën kur subjektet politike në pushtet me këngtarë e me presione ndaj të punësuarëve të administratës me joshje të aktivistëve me burra e gra, pleq e fëmijë nuk arrijnë të mbushin një sallë pasi që zhgënjimi nga politika e tyre është në ekstrem, në ndërkohë që Fatmir Limani e stërmbushi pallatin e kulturës në ditën e themelimit të Degës së Forumit Rinor vetëm me të rinjë!

Të rinjtë e Kërçovës në kohë iftari kishin pushtuar kalanë e Ali Ahmetit në Zajaz duke shkaktuar aq panik në BDI me reagime histerike e me habitshmëri se nga erdh ky uragan dhe vrull i Rinisë që na hyrën papritmas në pashallëkun tonë dhe vatrën e rahatllëkut!

Pas këtij vërshimi të rinisë në Zajaz – Kërçovë BDI-ASH shpejtuan të publikojnë sondazhet e improvizuara për të minimizuar forcën dhe potencialin e Lëvizjes Besa pas gjithë këtyre organizimeve të fuqishme dhe krijimit të opinionit si shpresa e vetme e shqiptarëve mbetet dhe është Lëvizja Besa!

S’keni parë gjë akoma, uragani popullor është shumë më i fuqishëm sesa era juaj e cila mundohet të ngrej pluhur artificial me forcë tashmë të shkapërdredhur e të lodhur që dita ditës e humb forcën dhe takatin!

“Vetura mu vodh për 3 minuta, rastin ma mbyllën”, flet i mërzitur pronari i veturës pas sulmit në TCH

0

Ramadan Makolli ka rrëfyer ngjarjen se si i ishte vjedhur për tre minuta vetura e tipit “Range Rover” në verën e vitit 2020 në vlerë prej 36 mijë eurosh në Lezhë. Kjo veturë dyshohet se u përdorë nga autorët e sulmit me armë ndaj Top Channel ku mbeti i vrarë roja i këtij objekti, 60-vjeçari Pal Kola. E më pas të njëjtës iu vu flaka, por që nuk i kishte targat “01”, asaj i ishin ndërruar.Pronari i veturës, Ramadan Makolli, për Express tha se rastin atëkohë e kishte raportuar në polici e në prokurori në Lezhë, por se vetura kishte “shëtitur” lirshëm 3 vjet, derisa dje u gjetë e djegur. Madje sipas tij, policia atje edhe e kanë mbyllur rastin.Ai shton se atëkohë vlera e veturës ishte 36 mijë euro, teksa ka pritur nga shteti shqiptar që t’ia gjenin veturën.“Ata e kanë shpreh edhe atëhrë se kosovari ka mujt me vjedhë vetë veturën sepse si ka pas dy çelësa, unë dy çelësa si marrë kurrë vetëm një e marrë. Si rast është rast interesant. Unë e kam pritë nga shteti që ka me pas interesim, kam shku në Ambasadë të Kosovës atje janë interesu. E kam lajmëru edhe në policinë tonë, më kanë thënë që kjo punë është e INTERPOL-it dhe në momentin që gjendet vetura, vetë shteti shqiptar e lajmëron në INTERPOL”, shprehet ai.Ai thekson se vetura i është vjedhur brenda 3 minutave dhe se dritat ishin fikur në kohën kur po kryhej vjedhja.“Me dokumenta, me librezë me gjësende me tesha me krejt mu kanë vjedhë. I Kam incizimet që ka qenë vetura e parkuar. Restoranti i ka fikë dritat, veç kur dhezet vetura hetohet, ata për 3 minuta e kanë dhezë kerrin tem”, u shpreh ai.Ai tha se i ka shpreh edhe dyshimet e tij se kush ka mundur që t’ia vidhte veturën.“Dyshimet i kam pas gjith… Tash kur vidhet diçka para shtëpisë teme, unë e kam një lloj përgjegjësie, në momentin që jam ndal me pushu kam pas garancë prej pronarit të hotelit që gjithçka që ndodh ai ka përgjegjësi”, tha ai.Ai foli edhe për mënyrën se si është ndjerë kur e ka pa veturën e tij në gjendje të djegur.“Mu ka kthy një siklet, sikur herën e parë kur mu ka vjedhë. Për mu është shumë me rëndësi që u gjet vetura…Edhe unë shrafin e fundit të kerrit kam pas qejf me ditë ku e kam”, tha ai.I pyetur nëse shteti shqiptar ka kërkuar që Makolli të intervistohet pas sulmit që ndodhi në Top Channel, ai u shpreh “Ata kanë kërku, por derisa të stabilizohet”.“Mos me ndodh ky rast kurrë se kishin gjetë, 3 vjet kerri ka shëtitë lirshëm, plus e kanë mbyll rastin”, përfundoi ai.Policia e Shqpërisë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe vendos shpërblim 100 000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve.

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit, këtë gjuhë e njeh më së miri

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është e domosdoshme që komuniteti ndërkombëtar të ushtrojë trysni mbi Beogradin, sepse këtë gjuhë e njeh më së miri. Në një intervistë për Top Channel, ai ka shtuar se Serbia nuk është shtet demokratik dhe se pushteti bën shumë trysni mbi popullin e vet.

“Unë besoj që është e domosdoshme të bëhet më shumë trysni mbi Beogradin, sepse ka dëshmuar se këtë gjuhë e njeh më së miri”.

“Serbia nuk është shtet demokratik. Atje pushteti bën shumë trysni mbi popullin e vet. Atje nuk sundon ligji mbi politikën, por politika mbi ligjin”.

Sipas tij, vetëm një përpjekje e përbashkët me trysni shtesë nga BE-ja dhe SHBA-ja do të mundë të sillte rezultate.

Osmani: Maqedonia i jep Ukrainës armë sepse po mbrohet, nuk po sulmon asnjë shtet

0

Sot ka filluar takimi joformal ministror i SHBA – Karta e Adriatikut, i cili mbahet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me iniciativën. Takimin e hapi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të A5, ndërsa fjalim përshëndetës kishte edhe ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.

I pyetur se si do të ndikojë në marrëdhëniet me Rusinë vendimet e Maqedonisë së Veriut për t’i dërguar armë Ukrainë, kryediplomati Bujar Osmani tha se vendi jonë është në anën e duhur të historisë.

Osmani tha se Maqedonia po i jep armë Ukrainës pasi nuk po sulmon askënd, por po mbron veten.

“Ne nuk mund të qëndrojmë neutral. Ne nuk i japim armë Ukrainës që të sulmojë tjetër shtet, ne i ndihmojmë Ukrainës që të mbrohet sepse sot Ukraina nuk i mbron vetëm qytetarët e vet dhe qetësinë e vet, sot ushtarët e Ukrainës dhe populli ukrainas luftojnë edhe për paqen tonë, luftojnë edhe për vlerat tona”, tha mes tjerash Osmani.

“Liria ka emër” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po merr përkrahje të madhe

0

Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarëve të tyre, raporton Ekonomia Online.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Deri më tani ky marsh ka marrë mbështetje të madhe nga disa parti politike, deputetë, shoqëria civile, shoqata dhe organizata të ndryshme, artistë dhe disa oda ekonomike.

“Marshit për drejtësi” i kanë dhënë përkrahje edhe organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Të hënën Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) i ka dhënë përkrahje marshit protestues në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, i ka ftuar të gjitha bizneset t’i bashkohen marshit, teksa ka thënë se ai nuk ka ngjyrë politike, por ngjyrë lirie.

“Ne si Aleancë Kosovare e Biznesit i kemi dhënë mbështetjen tonë marshit të 2 prillit me emrin ‘Liria ka emër’. I ftoj të gjitha bizneset e vendit, të cilat dje ishin pjesë e luftës dhe sot janë pjesë e lirisë, t’i bashkohen kësaj proteste masive, në mënyrë që ta çojmë mesazhin se liria vërtet ka emër. Njerëzit tanë padrejtësisht mbahen në burgje të ndryshme me akuza të pabëra, por drejtësia i qet në shesh të gjitha. Ne mburremi me luftën dhe luftëtarët tanë. Ky marsh nuk ka ngjyrë politike, ka ngjyrë lirie, ngjyrë demokracie, drejtësie”, u shpreh Shahini.

Edhe Lëvizja për Bashkim (LB) i ka dhënë përkrahje marshit “Marshojmë për drejtësi” të organizuar nga platforma “Liria ka emër”.

“Duke qenë se Lëvizja për Bashkim, që nga përpjekjet e para për krijimin e kësaj gjykate, ka qenë kundër dhe e ka parë këtë institucion si përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë, duke qenë se padrejtësia si ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, ashtu edhe ndaj Kosovës në përgjithësi, është aq e madhe dhe aq e dukshme; duke parë heshtjen e patolerueshme të institucioneve të Kosovës karshi kësaj padrejtësie, Lëvizja për Bashkim e ka parë organizimin e kësaj proteste të nevojshme dhe të domosdoshme. Prandaj Lëvizja për Bashkim do ta mbështesë, do të marrë pjesë dhe i fton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë qytetarët që ti përgjigjen kësaj ftese. Të dalim e të marshojmë të gjithë së bashku!”, është thënë në njoftimin e LB-së.

Edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë ditë më parë se kjo parti mbështet marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria ka emër” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Këtij marshi i kanë dhënë përkrahje edhe Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe Shoqata e Pensionistëve të Kosovës.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha, ka thënë të martën për Ekonomia Online se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

Ajo tha se përgatitjet për këtë marsh kanë filluar dhe se ftesa për pjesëmarrje është e hapur për të gjithë.

Sipas saj ky marsh është pa ngjyrime politike, shoqërore apo religjioze dhe se ky do të jetë vetëm një marsh solidarizimi e mbështetje për ata që janë në Hagë dhe se pjesëmarrja e gjithsecilit është e domosdoshme pasi sipas saj vendimet që do të merren në Hagë mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës.

Hoxha ka thënë se janë duke u marr me përgatitje dhe se i falënderon të gjithë përkrahësit që janë duke mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për t’u organizuar.

“Përgatitej veç ka nisur, këtë fillim jave jemi duke diskutuar se si ato do të distribuohen në nivel lokal sepse megjithatë ka plotë kategori shoqërore që shprehin dëshirën me ardhë por normalisht nuk kanë mundësi ose financiare ose të transportit me ardhë. Kjo është një pjesë e punës me të cilën është duke punuara një pjesë e ekipit. Në anën tjetër një falënderim special për gjithë përkrahësit qofshin edhe bizneset që në forma të ndryshme, për shembull dikush me ofrimin e shërbimeve të transportit, ose shërbimeve të tjera kanë mundësuar që ky marsh të jetë me i lehtë për tu organizuar”, tha ajo.

Ajo tha se nuk i kanë dërguar ftesa zyrtare partive tjera politike që të marrin pjesë, pasi sipas saj ftesa ka qenë e hapur, por nëse do të duhet ajo tha se do të dërgojnë edhe shkresa zyrtare që ti ftojnë partit politike që të marrin pjesë.

Hoxhaj theksoi se marshi nuk është politik, por është demonstrim i solidarizimi dhe mbështetjes për ata që janë në Hagë, pasi sipas saj vendimet që do të merren atje mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës dhe të ardhme e atyre që do të lindin në një kohë tjetër.

“E treta që është po aq me rëndësi është që ne ftes zyrtare ose takim zyrtar me partitë politike nuk kemi pasur, ka qenë ftesë e hapur për të gjithë akterët dhe deri tani, është bashkangjitur edhe Partia Lëvizja për Bashkim. Dhe nëse këto ditë nuk ndodh unë besoj që do ta dërgojmë një shkresë formale, me qenë se nuk do të ishte dashur që të presim nga partitë politike, sidomos këto që janë pjesë e pushtetit dhe vendimmarrjes që të jenë pjesë e një marrshi të tillë. Sepse marshi nuk është politik, është demonstrim i solidarizimi dhe mbështetjes për ata që janë në Hagë, atje ku në fund fare nuk diskutohet vetëm e kaluara por vendimet që do të merren mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës por edhe atyre që do të lindin në një kohë tjetër”.

“Mendoj pa ngjyrim partie, pa ngjyrim shoqëror dhe pa ngjyrim religjioz nuk ishte dashur që sot me mëndu se a duhet që të jemi pjesë e marshit apo jo. Atë ditë nuk do të demonstrojmë kundër as kujt, atë ditë do të marshojmë për të thirrur për një proces të drejt dhe fer, kjo është ajo ombrella që do të ishte dashur ti për bashkojë të gjithë pa dallim partie, ngjyre përcaktimi, përkatësie ose ideologjie. Kjo është ftesa jonë dhe ftesa është e hapur është publike për të gjithë akterët. Nismës i janë bashkuar tekë platforma “Liria ka Emër” plotë akterë, edhe të skenës kulturore edhe të skenës biznesore edhe të spektrit politik. Nëse është e domosdoshme që të ju dërgojmë një ftesë zyrtare edhe partive të tjera edhe atë besoj që do ta bëjmë”, tha ajo.

Ajo tha se me këtë marsh nuk e kanë për qellim që të ndikojnë në proces por që me këtë do të tregojnë një dashamirësi dhe një mbështetje morale për krerët që janë duke u gjykuar në Hagë.

“Unë nuk jam dikush që mund të kalkuloj, sepse ndonjëherë përkrahja që e marrim në media ose në media sociale mundet mos me u përputh më prezencën fizike, por që unë e shohë si një moment kyç atë ditë ne nuk do të mund as ta ndikojmë procesin, as nuk dëshirojmë që ta ndikojmë procesin, atë ditë mundemi vetëm me tregu një dashamirësi dhe një mbështetje morale për ata që janë atje që nuk i ka harruar Kosova, që Kosova i mbështet në krejt sfidën që po i kalojnë dhe nëse koritemi, koritemi ne me vetën dhe koritemi me Kosovën edhe me ata atje”, tha ajo për EO.

Marshi do të mbahet të dielën, më 2 prill, në Prishtinë në ora 14:00 . Marshi do të nisë nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Policia e Tetovës ndalon një person nga Zherovjani, ja arsyet

0

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (28-mars) rreth orës 02:30, në Zherovjan të Tetovës kanë ndaluar personin B.E.(28) nga ky fshat i Tetovës, i cili kishte kundërshtuar urdhrin e tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe kishte tentuar të arratiset. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lufta në Ukrainë, Trump: Mund ta sjell paqen brenda një dite

0

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se mund t’i japë fund luftës së Putinit në Ukrainë brenda 24 orëve . Siç raporton gazeta amerikane “Neë York Post”, miliarderi amerikan mund të arrijë brenda një dite atë që Perëndimi nuk mundi përmes negociatave të përsëritura me të dyja palët: të frenojë armiqësitë që kanë nisur që nga 24 shkurti 2022 me iniciativë të presidentit rus, Vladimir Putin.

Gjatë një interviste për Fox News 76-vjeçari Trump pohoi se nëse lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe nëse ai do të rizgjedhej president ai mund të arrijë në një ditë marrveshjen e paqes.

Ai pretendoi se negociatat mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderit rus Vladimir Putin do të ishin “të lehta”.

“Nëse nuk gjendet një zgjidhje për luftën (deri në zgjedhjet e 2024), unë do të gjej një zgjidhje për çështjen e luftës.Brenda 24 orëve së bashku me Zelenskyn dhe Putinin, dhe unë mund të bëj një negociatë shumë të lehtë, por nuk dua t’ju them se për çfarë bëhet fjalë sepse atëherë nuk do të mund ta përdor. Unë do të mund të sjell paqen brenda një dite” , përsëriti ai.

Trump theksoi gjithashtu se, në kohën kur mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA, “lufta në Ukrainë mund të përkeqësohet shumë”./albeu.com/

Утре протест во Битола за смртта на малата Јана

0

Утре во Битола ќе се одржи протест под мотото „Сите сме Јана“ за прераната смрт на шестгодишното девојче Јана Христовска од битолско Кравари кое минатата недела почина во битолската Клиничка болница по примена инфузија.

Протестот е закажан за 19 часот на плоштадот „Магнолија“, а организатори се семејството, роднините и пријателите на Христовски.

Додека се чека извештајот од обдукцијата која треба да ги даде точните одговори како и поради што настапила смртта кај Јана, роднините на семејството Христовски имаат една цел – да го насочат вниманието за состојбите во македонското здравство.

Премиерот ќе прави палачинки, на јавно пазарење си купи јајца, брашно, млеко

0

Премиерот Димитар Ковачевски во друштво со министерот за економија Крешник Бектеши на ново пазарење во скопски маркет.
Пред камерите Ковачевски потроши 474 денари и си купи јајца, млеко, масло и брашно.

„Сега ќе земам брашно и палачинки ќе направиме“, се пошегува Ковачевски со Бектеши. Како со минимални месечни примања ќе се издржи месецот го праша пензионерка премиерот, на што тој одговори, дека Владата досега неколкукратно направила зголемување на пензиите и најави ново зголемување на пензиите од септември.

„За мене е јасно дека трошоците за живот се зголемија поради војната во Украина, и заради тоа Владата донесе низа на антикризни мерки. Ова е време на солидарност а не време на екстра богатење“, порача Ковачевски.

Истакна дека се почитува владината одлука за замрзнување на цените во маркетите и најави дека мерката ќе остане до крајот на април со тенденција слични мерки да се однесат и за други прозводи.

Ковачевски, заедно со Бектеши и Трајковски, пред десетина дена посетија супер маркет во Капиштец, со цел да проверат дали се почитува владината одлука за замрзнување на цените на тестенините и млечните производи.

Владата на 21 март, ја замрзна цената на јајцата и оризот и го ограничи извозот на јајцата. Највисоките цени на оризот и јајцата останаа на нивото од 15-ти овој месец и ќе важат до 30 април. Претходно Владата ја замрзна и цената на белиот леб и на полубелиот леб од 450 грама на 33 денари, а Министерството за земјоделство, шумарство и водостопанство веќе достави анализи до Министерството за економија и за цените на овошјето и зеленчукот.

I riu në Tiranë dhunon efektivin e policisë dhe e shtrin në tokë, kolegu “kujtohet” vonë të ndërhyjë (VIDEO)

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i ri ka dhunuar efektivin e policisë.

Në videon e mëposhtme shihet se si polici kërkon të ndalojë një të ri që është i veshur me kapuç dhe mban një çantë të zeza në shpinë.

Momentin kur polici tenton ta ndalojë, i riu e godet e shtrinë përtokë efektivin e policisë. Ajo që bie në sy është se kolegu i vjen shumë vonë në ndihmë efektivit që u hunua nga qytetari.

Nuk dihet nesë policia ka arritur që të arrestojë personin që kundërshtoi dhe dhunoi efektivin e policisë në kryeqytet.

download